Prishtinë, 11 Shkurt 2025
Në ditën Evropiane të Numrit Unik Emergjent 112, me 11 Shkurt 2025 Agjencia e Menaxhimit Emergjent me një mori aktivitetesh shënon këtë datë edhe në Kosovë.
Vazhdimi i traditës në promovimin e vlerave përmes këtij aktiviteti ka historikun e sajë që nga viti 2011, deri sa instalimi i përdorimit të numrit unik emergjent evropian 112 ka zanafillën e vetë që nga viti 2001 , ku përmes një projekti pilot numri emergjent 112 kishte filluar së zbatuari në rajonin e Prizrenit, e më vonë edhe në gjithë Kosovën.
Numri unik emergjent evropian 112 është shërbim 24/7 pa pagesë në gjithë territorin e Republikës për të gjithë qytetarët e vendit, duke ofruar ndihmë dhe koordinim të gjitha shërbimeve emergjente në raste të fatkeqësive dhe incidenteve.
Promovimi i përdorimit të numrit unik emergjent evropian në Kosovë edhe këtë vit shënohet me disa aktivitete, të cilat s’bashku kontribuojnë vetëdijësimit për përdorim të komunkimit vetëm në raste kur qytetari i vendit është në emergjencë dhe kërkonë ndihmë nga institucionet përgjegjëse të shtetit të Kosovës në cilin do vend ku ndodhen ato.
Prandaj, apeli për përdorimin e duhur emergjent është detyrim i secilit qytetarë të vendit, sepse thirrja e duhur shpëton jetë, deri sa keqpërdorimi kërcënon jetën e qyetarit në emergjencë.